120 milionë euro, caktohet çmimi për objektivin e Real-it dhe Liverpool-it

29 Qershor 2022
15:55
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund e ka fiksuar në 120 milionë euro çmimin për  kartonin e yllit të saj Jude Bellingham, sipas gjermanes Sport Bild.

Anglezi, i cili ka  mbushur 19 vjeç këtë të mërkurë, është vënë në shënjestër nga Real Madrid dhe Liverpool dhe konsiderohet një nga yjet më premtues të  futbollit europian.

Kampionët e Europës po planifikojnë të bëjnë një lëvizje për lojtarin në verën e vitit 2023, pasi e shohin si pasardhësin e Luka Modric në mesfushën e tyre.

Modric, 36 vjeç, sapo ka nënshkruar një rinovim njëvjeçar të kontratës dhe po luan akoma në nivele shumë të larta pavarësisht moshës së tij.

Por pas 12 muajsh duket e arsyeshme që Los Blancos të bëjnë një ndryshim dhe të marrin Bellingham në Santiago Bernabeu për të zëvendësuar kroatin.

Rinovimi i mesfushës së Real Madrid  ka filluar që tani. Aktualisht, madrilenët kanë në repartin e mes fushës gjashtë lojtarë: Modric, Toni Kroos, Casemiro, Fede Valverde, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.

Luka Modric dhe  Toni Kroos kanë edhe një vit në kontratat e tyre dhe Tchouameni sapo është marrë nga Monaco, duke zgjedhur Los Blancos para Liverpool-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit