120 milionë euro, ja kush është lojtari me vlerën më të lartë në La Liga

25 Shtator 2022
11:58
Denis Hakanaj
back button

Në një përditësim të lojtarëve më të vlefshëm në La Liga Santander, Transfermarkt thotë se ylli i Real Madridit, Vinicius Junior është lojtari më i vlefshëm i kampionatit spanjoll.

Sulmuesi ka një vlerë në treg prej 120 milionë euro, 30 milionë më shumë se Pedri i vendit të dytë, një nga yjet më të mëdhenj të Barcelona-s, i cili ka një vlerësim prej 90 milionë euro, sipas faqes prestigjioze.

Në listë përfshihen edhe emra të tjerë të mëdhenj të garës si Thibaut Courtois, Robert Lewandowski dhe Joao Felix.

Megjithatë, mungesa e Benzema nga përditësimi, i cili përfshin 40 lojtarët më të vlerësuar në La Liga, është ndoshta befasuese.

Padyshim, fillimi i shkëlqyer i sezonit të Vinicius e ka katapultuar atë në vendin e parë dhe ai është bërë forca kryesore e Real Madridit në fillim të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit