120 milionëshi sfidon Mbappe dhe Haaland, ka edhe një mesazh për Neymar

14 Tetor 2021
15:58
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dy përfaqësuesit më të mëdhenj të brezit të ri të kampionëve.

Të dy synojnë të marrin vendin e Leo Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s, simbolet e tre dekadave të fundit. Megjithatë, francezi dhe norvegjezi nuk janë të vetmit.

Edhe Joao Felix synon për më lart.

“Do të jem edhe unë mes protagonistëve të viteve të ardhëm. Nuk kam arritur nivelin tim më të mirë: në sezonet e fundit kam patur dëmtime. Kur nuk do të kem më, do të mund të marr pjesë në këtë garë”, ka thënë Felix për TNT Brazil.

“Neymar? Do të më pëlqente të luaja me atë. Mendoj se do të ishim një dyshe e bukur. Sigurisht, gjërat mund të mos shkojnë mirë në fushë, por mendoj se do të bënim mirë”.

Felix, 21 vjeç, u ble nga Atletico Madrid për 120 milionë euro dy sezone më parë për të marrë vendin e Antoine Griezmann. Ai kontribuoi me 6 gola dhe 1 asist në sezonin e parë me madrilenët dhe shtatë gola dhe 6 asiste në të dytin. Asnjë gol dhe asnjë sezon deri tani në këtë sezon për portugezin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit