125 milionë euro, United ka gati ofertën rekord për yllin 19-vjeçar

16 Mars 2023
18:53
Denis Hakanaj
back button

Një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës së ardhshme pritet të jetë ylli anglez i Borussia Dortmund, Jude Bellingham. Për të riun janë shumë skuadra në garë.

Nga gjigantët e Premier League te kampionët në fuqi të Champions League, Real Madrid, vera e ardhshme mund të ndizet me oferta marramendëse për yllin 19-vjeçar.

Një nga skuadrat e fundit të mëdha të Europës që ka vendosur të futet në garë për lojtarin është Manchester United, që synon të ndërtojë një ekip për titull sezonin e ardhshëm.

Siç ka bërë të ditur The Telegraph, Djajtë e Kuq duket se kanë pasur kontakte me përfaqësuesit e mesfushorit të Borussia Dortmund dhe duket se kanë ndërmend të sfidojnë rivalët e Manchester City-t, Real Madrid dhe Liverpool për ta marrë në verë.

Një gjë është e sigurt, do të duhen (të paktën) 125 milionë euro për ta bindur klubin gjerman që ta shesë lojtarin. Një shifër që do të përfaqësonte investimin më të lartë për një lojtar anglez.

Në fakt, do të thyhej rekordi i vendosur nga anglezi Jack Grealish, i cili u ble për 100 milionë sterlina nga City, por do të thyhej edhe rekordi i investimit më të madh të bërë nga një klub anglez pas 106 milionëve të shpenzuar nga Chelsea për Enzo Fernandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit