13-vjeçarja fiton medalje ari, tri medalistet së bashku bëjnë 42 vjet

26 Korrik 2021
11:04
Telesport
back button

Sportistja 13-vjeçare japoneze Momiji Nishiya fitoi medaljen e artë në garën e skateboard, disiplina “street”. Në moshën 13-vjeçe e 331 ditë, ajo bëhet një nga sportistet më të reja në moshë që fiton një medalje të artë në historinë e Olimpiadave.

Në fakt, ajo është e dyta në historinë olimpike që fiton një medalje në moshë kaq të re. Rekordin e mban notarja amerikane Marjorie Gestring, që fitoi të artën në “Berlin 1936”, kur ishte 13 vjeçe e 268 ditë, në garën e hedhjes nga trampolina 3-metërshe.

Interesant fakti se edhe fituesja e medaljes së argjendtë në garën e skateboard, sportistja braziliane Rayssa Leal, është po 13 vjeçe. Ndërsa fituesja e medaljes së bronzit, sportistja tjetër japoneze Funa Nakayama, është 16 vjeçe. Pra, të trija së bashku, bëjnë 42 vjet në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit