14 pozitivë në ekip, vihet në rrezik serioz ndeshja kundër Interit

20 Janar 2022
12:24
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e së shtunës pasdite (18:00) në “San Siro” ndërmjet Interit dhe Venezia është në rrezik të madh për t’u shtyrë. Mëngjesin e sotëm, në fakt, klubi lagunar bëri të ditur se “përveç rasteve të regjistruara më 15 janar, gjatë testimeve të kryera çdo ditë nga grupi i ekipit në ditët e fundit, dolën 10 pozitivë me Covid-19. Në total janë pra 14 pozitivë në grupin e ekipit”.

Duke thënë këtë, Venezia shtoi se “pasi ka njoftuar autoritetet kompetente shëndetësore, pozitivët janë vendosur menjëherë në izolim, sipas rregulloreve aktuale dhe do të ndjekin procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”. Nga sa është zbuluar, 8 janë futbollistë dhe 6 anëtarë të stafit.

Numri i lojtarëve pozitivë është përcaktues për vendosjen e shtyrjes ose jo të ndeshjes, duke qenë se me protokollin e ri ka një prag prej 9 pozitivësh (35% nga 25 lojtarët e konsideruar). Në këtë pikë, duke marrë parasysh edhe kontrollet e mëtejshme që do të kryhen në orët në vijim, mbetet vetëm të presim.

Sigurisht që ndeshja është në rrezik dhe për Interin, pas shtyrjes së sfidës kundër Bologna, do të ishte e dyta për t’u rikuperuar në një kalendar që do të jetë shumë i ngarkuar nga shkurti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit