15 gola në tri ndeshjet e fundit, Arteta i kënaqur: Golavarazhi mund të jetë vendimtar në fund

1 Mars 2024
8:29
Telesport
back button

Duke prezantuar ndeshjen e së hënës kundër Sheffield United, menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, foli për vështirësitë e sfidës së një skuadre që lufton për të mos u shkëputur nga Liverpool dhe Manchester City. Këto tri skuadra duelojnë për titullin kampion në Premier League.

Skuadra e Arsenal ka shënuar 15 gola në tri ndeshjet e fundit, një faktor që tregon se skuadra është në formë: “Padyshim është një element i rëndësishëm. Duhet të shënojmë për të fituar ndeshjet. Ne duam të jemi të pamëshirshëm dhe efektivë para portës dhe mendoj se kemi qenë shumë të mirë kohët e fundit”.

Për kursimin e energjisë pas shënimit të tre ose katër golave, Arteta shton: “Mund ta bëjmë këtë gjë, por ne duam të vazhdojmë të shënojmë, veçanërisht kur në fushë hyjnë zëvendësuesit sepse ata mund t’i kthejnë energji ekipit dhe të mbajnë një nivel shumë të lartë. Është diçka që ne duam të vazhdojmë ta bëjmë.”

Në fund të sezonit, golat mund të bëjnë diferencën, ndaj mund të jetë një faktor në favorin tonë. e rëndësishme është të shënojmë dhe fitojmë, për të qenë bashkë me City dhe Liverpool deri në fund në garë, për të mos u dorëzuar asnjëherë”, tha Arteta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit