15 milionë stërlina për të hequr dorë nga revanshi, vjen reagimi i Joshua

25 Janar 2022
9:22
Telesport
back button

Orët e fundit u përfol se boksieri britanik Anthony Joshua do të hiqte dorë nga revanshi me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë do të merrte 15 milionë stërlina për të mos zhvilluar revanshin me Usyk, duke hapur kështu “dritën jeshile” për një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes ukrainasit dhe Tyson Fury.

Gjithsesi, mëngjesin e sotëm ka ardhur reagimi i Joshua, që ka mohuar gjithçka. “Nuk e di se nga dalin këto fjalë, pasi nuk kam dhënë asnjë intervistë. Unë s’kam pranuar të heq dorë, nuk kam nënshkruar asnjë kontratë për të hequr dorë. Madje as kam parë ndonjë kontratë ku të më ofrohen 15 milionë stërlina. Mjaft dëgjuat budalliqe, deri sa e vërteta të dalë nga buzët mia”, tha Joshua.

Jam unë ai që e kontrolloj fatin tim. Jam unë ai që vendos për të ardhmen time dhe kam drejtimin e biznesit tim. Jam mjaftueshëm i zgjuar për të marrë vendime të llogaritura mirë. Mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët”, u shpreh më tej Anthony Joshua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit