15 mln euro për 9 vite martesë, Sneijder ndahen me supermodelen Yolanthe!

14 Korrik 2019
14:48
back button

9 vite martesë janë mbyllur me marrëveshje mes Wesley Sneijder dhe Yolanthe Cabaue. Çifit i ka dhënë fund bashkëjetesës së tyre për shkak të krizës që ishte krijuar mes tyre, madje në disa media u tha se ish-futbollisti ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj modeles.

Pavarësisht të gjitha përplasjeve gjithçka është mbyllur në një seancë gjyqësore sipas medieve në Holandë, që kanë bërë me dije se palët janë dakordësuar që bashkëshortja Yolanthe të marrë 15 milionë euro nga pasuria e ish-burrit të saj.

Mes këtyre parave dhe 9 viteve së bashku çifti i famshëm ndahen zyrtarisht, edhe pse ishin prindër të dy fëmijëve.

Sneijder ka patur probleme me alkoolin dhe jetën e shthurur kohët e fundit, teksa para pak javësh u arrestua sepse hipi dhe shkatërroi një makinë në gjendje të dehur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit