15 vite nga goli ikonik i Ibrahimovic: Tifozët më vërshëllyen, të nesërmen firmosa me Juve-n (VIDEO)

22 Gusht 2019
17:39
back button

“Në vitin 2004, unë isha te Ajax dhe Juventus ishtë gati të firmoste me mua. Rafael van der Vaart nuk po fliste me mua sepse tha që unë e dëmtova atë në stërvitje me qëllim. Në fakt, nuk e bëra.

Kur hyra në fushë për ndeshjen kundër Nac Breda, tifozët e Ajax më fërshëllyen – ata mbështetën Van der Vaart. Ai u dëmtua dhe nuk mund të luante.

Gjithsesi ia dola, shënova dy herë dhe dhashë katër asiste. Në një nga golat, unë mora topin me një mbrojtës pas shpine. Një tjetër u përpoq të më sfidonte, por unë e mbroja topin nga të dy. Pastaj u ktheva dhe pashë portën.

Unë po shkoja drejt portës duke dribluar lojtarët me radhë… “bam, bam, bam!” … ndërsa por kërkoja të gjeja momentin për të gjuajtu, nuk erdhi, kështu që vazhdoja e vazhdoja të kaloja lojtarë të ndryshëm. Atëherë unë kalova edhe portierin.

Por, vendosa të kthehem prapa për të marrë një kënd më të mirë për të shënuar. Kalova përsëri të njëjtin lojtar. Kam luajtur me të, por nuk e kuptova! Ai më tha: “Zlatan, mendova se ishim miq …” Unë i kërkova falje sepse nuk e kuptova që ishte ish-shoku i skuadrës. Ishte goli im më i mirë.

Van der Vaart? Reagimi i tij ishte problemi i tij. Nuk më interesonte. Të nesërmen u nënshkrova për Juve”, ky është rrëfimi i Zlatan Ibrahimovic për golin e shënuar ndaj Breda, si sot 15 vite më parë, me fanellën e Ajax.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit