15 vite nga mrekullia e Liverpool-it në Stamboll, nga finalja dramatike e Champions-it (video)

25 Maj 2020
12:11
Alfred Lleshi
back button

Për mendjet e futbolldashësve duket sikur ka ndodhur dje, edhe pse kanë kaluar 15 vite nga ajo finale dramatike e Stambollit, në Champions. Një dekadë e gjysmë kanë kaluar, por kujtimet e 25 majit 2005 ndjehen ende të freskëta. Dëshpërimi dhe dhembja e zemrës, mbrojtja, mosbesimi dhe deliri. Ndoshta finalja më e madhe e Champions-it për të gjithë.

Askush nga ata që ishte në stadiumin “Ataturk” të Stambollit nuk do ta harrojë kurrë çfarë ndodhi atë natë. Ishte nata që u rrëzua Milani i fuqishëm, nata kur Rafa Benitez dhe skuadra e tij i shkruan emrat me të arta në historinë e “Anfield”, duke fituar të pestën Kupë Europiane (sot, Champions). Rezultati ishte 3-0 për kuqezinjtë në fund të pjesës së parë, ndërsa koha e rregullt do të mbyllej në barazim 3-3.

Një përmbysje epike e “Reds”, që përballuan me sukses edhe kohën shtesë, ndërsa triumfuan nga pika e bardhë e penalltive. Një mbrëmje e paharrueshme për klubin anglez, një makth j pashpjegueshëm, që ende djeg shumë te Milani i Carlo Ancelottit asokohe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit