150 milionë euro, ja plani i Dortmund për të larguar rrezikun

21 Shtator 2022
23:00
Denis Hakanaj
back button

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Jude Bellingham. Futbollist ka një kontratë me klubin deri në 2025-ën, por gjigantët e Premier League dhe Real Madrid duan ta marrin, sipas The Athletic.

Megjithatë, verdhezinjtë po vlerësojnë mundësinë që t’i ofrojnë lojtarit rinovimin e kontratës duke përfshirë në këtë të fundit një klauzolë prej 150 milionë eurosh.

Bellingham ka refuzuar transferimin te Manchester United dhe ka zgjedhur të transferohet në Gjermani, por Djajtë e Kuq nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i ri.

Gjithmonë sipas The Athletic, skuadra e Erik ten Hag janë në një garë me katër klube të tjerë për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Gjigantët e Premier League, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool janë gjithashtu të interesuar për ta marrë lojtarin. Edhe Real Madrid është shumë i interesuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit