150 milionë euro, shifra e frikshme që nxjerr jashtë loje Real Madrid

1 Mars 2023
15:17
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e talentit të ri Jude Bellingham është akoma e pasigurt. Qëndrimi te Borussia Dortmund duket pothuajse i pamundur, ja pse merkato është gati të ndizet për mesfushorin e datëlindjes 2003.

Interesimi për anglezin është rritur në javët dhe muajt e fundit, falë paraqitjeve bindëse dhe cilësore. Në vitet e fundit, 19-vjeçari është kthyer në një prej mesfushorëve më të mirë të botës.

Bellingham është vetëm i fundit nga talentet e shumtë që kanë shpërthyer me fanellën e Borussia Dortmund në sezonet e fundit: pas Dembele, Sancho dhe Haaland, ish-lojtari i Birmingham do të jetë shitja e radhës fitimprurëse e klubit gjerman.

Nga Paris Saint-germain te Liverpool, duke kaluar nga dy klubet e Manchester për të përfunduar te Barcelona dhe Real Madrid: të gjithë klubet kryesore europiane kanë shprehur pak a shumë publikisht interesimin e tyre për talentin verdhezi.

Sipas portalit Athletic, Real Madrid mund të dalë shumë shpejt nga gara për mesfushorin. Kërkesa prej 150 milionë eurosh e Dortmund-it është e Dortmund-it është shumë e lartë për arkat aktuale të Los Blancos, por jo vetëm.

Mesfusha e klubit madrilen është e mirë organizuar dhe Bellingham do të ishte një përforcim cilësor, por shumë i kushtueshëm. Los Blancos kanë mesfushorë të ndryshëm të nivelit botëror si Kroos, Modric (të dy afër skadencës së kontratës), por edhe të rinj si Camavinga dhe Tchouameni.

Vetëm verën e kaluar drejtuesit e Real Madrid ka shpenzuar miliona euro për të marrë Aurelien Tchouameni nga Monaco. Në këtë moment Florentino Perez nuk e konsideron të domosdoshme të investojë një shifër kaq të rëndësishme në një repart që është i konsoliduar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit