15-vjeçari fiton 2 mln € me Fortnite dhe ka një mesazh për mamanë e tij

28 Korrik 2019
21:04
back button

Një adoleshent anglez ka fituar 2 milionë euro në një turne lojërash elektronike duke i treguar të ëmës se nuk ka qenë duke harxhuar kohën kot në dhomën e tij.

Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2 milionë euro me partnerin e tij holandez Dave Jong, pasi dyshja ka dalë në vend të dytë në Kupën e Botës së Fortnite.

15-vjeçari ka konkurruar me emrin Wolfiez në evenimentin treditor që është zhvilluar në New York.

Më shumë se 100 finalistë kanë marrë pjesë në kategori të ndryshme të cilët ia kanë dalë nga 40 milionë të tjerë që kanë tentuar të futen.

“Unë dhe nëna ime, ne zihemi shpesh. Ajo nuk e kupton se si funksionon kjo gjë, kështu që ajo mendonte se unë qëndroja nga tetë orë në ditë në dhomën time duke mos bërë asgjë.

Tani i kam vërtetuar asaj se unë jam i aftë të bëj gjëra, kështu që jam shumë i lumtur,” shprehet Ashman.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit