16 fitore radhazi për Phoenix, triumfojnë edhe Miami e Utah Jazz

28 Nëntor 2021
10:25
Telesport
back button

Phoenix fitoi sot 113-107 në fushën e Brooklyn, duke korrur suksesin e 16-të radhazi këtë sezon  në NBA (ka edhe 3 humbje), duke dalë nga kriza e fillimsezonit. Një ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Booker me 30 pikë. Skuadra e Suns ndodhet në vendin e dytë në Perëndim, pas Golden State.

Miami fitoi 107-104 ndaj Chicago, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në Lindje. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e bëri stoli i Miami, nga ku erdhën 47 pikë. Nuk zhgënjen skuadra e Utah Jazz, e cila mundi 127-105 New Orleans, sfidë ku 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë.

Pas kohës shtesë fiton Houston, që mundi 146-143 Charlotte (Woods 33 pikë e 16 rebound). Pas dy kohëve shtesë fiton edhe Minnesota, që mposhti 121-120 Philadelphia (Russell 35 pikë), ndërsa Washington trumfoi 120-114 ndaj Dallas, me Beal që realizoi 26 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Doncic.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Minnesota, 120-121

Atlanta – New York, 90-99

Brooklyn – Phoenix, 107-113

Chicago – Miami, 104-107

Cleveland – Orlando, 105-92

Houston – Charlotte, 146-143

Dallas – Washington, 114-120

Utah Jazz – New Orleans, 127-105

Lajme të tjera

Lajmet e fundit