16 futbollistë pozitivë me koronavirus, klubi futet në izolim

1 Qershor 2020
13:45
Telesport
back button

16 lojtarë të ekipit brazilian Vasco Da Gama kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Lajmin e konfirmoi sot shefi i stafit mjekësor të ekipi karioka, Marcos Teixeira. Ai u shpreh se janë kryer 350 teste në klub: Lojtarë, staf dhe punonjës.

Nga 350 teste në total, 43 prej tyre u janë bërë sportistëve dhe 16 vetë kanë dalë pozitivë me Covid-19”, tha Teixeira, që shtoi se të gjithë janë në izolim. “Edhe 3 persona të tjerë kanë qenë pozitivë më parë, por janë shëruar. Ne jemi duke bërë një punë të madhe në mënyrë që të gjithë të shërohen”, tha mjekur i klubit brazilian.

Ky lajm ka shtuar debatet për rinisjen e futbollit në Brazil. Ditët e fundit është përfolur për një rinisje të kampionatit me idenë se futbollistët janë të rinj dhe kanë pak shanse për t’u prekur nga virusi, por ky rast ka ndalur gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit