9 Nëntor 2019
22:34

16 gola në 11 javët e parë, Lewandowski thyen rekordin e legjendës gjermane

back button

Super statistikë ajo e Robert Lewandowski. Bomberi polak ka thyer rekordin e vendosur te Bayern Munich më shumë se 50 vite më parë nga legjenda gjermane Gerd Muller.

Me dygolëshin e realizuar në fitoren e Bayern Munich 4-0 ndaj Borussia Dortmund, 31-vjeçari shënoi golat e tij personal të 15 dhe 16-të në ndeshjen e javës së 11-të.

Lewandowski vendosi kështu një rekord të ri, sepse ai i vendosur nga Gerd Muller në sezonin 1968/69 në Bundesliga regjistronte 15 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit.

Në fakt Lewandowski numëron 23 gola të shënuar në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet zyrtare të këtij sezoni. Polaku është futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënon në të 11 ndeshje radhazi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit