16 tituj dhe vetëm 22 vjeç, 8-të kampionate radhazi me 3 klube të ndryshme. E njihni?

19 Maj 2019
10:22
back button

Kur flasim për sasinë e trofeve të fituar mendja na shkon tek Dani Alves, i cili numëron 39 trofe gjatë gjithë karrierës së tij.

Rekordi i tij mund të thyhet shumë shpejt nga Lionel Messi që numëron 34 të tillë. 

Mirëpo, në ritme të çmendura po ecën Kinglsey Coman, i cili u shpall kampion me Bayern Munich për sezonin e 8-të radhazi, ndërsa për klubin bavarez ky ishte titulli i 7-të radhazi në Bundesligë.

Koman është vetëm 22 vjeç dhe ka fituar që nga viti 2013 deri më sot titullin kampion në tre kampionate të ndryshme.

Në dy vitet e para fitoi me PSG-në në Francë, më pas mori një titull me Juventus në Serie A, njëkohësisht edhe me Bayern Munich dhe më pas e vijoi me tre tituj të tjerë radhazi në Gjermani. Sulmuesi numëron në total 16 trofe të fituar, që në moshën 16-vjeçare kur u bë pjesë e ekipit të parë të Paris Saint-Germain.

Katër Bundesliga, tre Superkupa të Gjermanisë, një Kupë në Gjermani numëron me Bayern Munich. Dy Serie A, 1 Kupë Italie dhe një Superkupë Italie ka fituar me Juventus. Ndërsa me PSG ka fituar dy Ligue 1 një Kupë të Ligës dhe një Superkupë të Francës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit