17 vite pas finales magjike në “Old Trafford”, Nesta: Ja pse mora guxim dhe godita penallti

28 Maj 2020
22:06
Eraldo Harlicaj

Sot mbushen 17 vite nga finalja e Champions League në “Old Trafford”, kur Milani arriti të fitonte me penallti ndaj Juventusit dhe ngriti trofeun e gjashtë në histori (të shtatin do ta fitonte në 2007).

Alessandro Nesta sot drejton Peruggia, por në atë mbrëmje magjike ishte në fushë dhe madje mori guximin që të godiste dhe shënonte me penallti. “E mbaj mend atë natë, pritja ishte ankth! Vraponim shumë në atë kohë, por Juventusi ishte i fortë. Gatusso nuk ndaloi asnjë sekondë nga minuta e parë deri në 120”.

“Penalltia ime? Në fakt, kur ia thashë Ancelottit se doja të godisja unë mendova se do të qeshte, por ai tha vetëm ok! Shumë nuk kishin guxim por kur pashë se gabuan Trezeguet dhe Zalayeta, pse të mos provoja unë fundja…”.

“Mbaj mend festën që bëmë më pas, në një gushë golfi, të gjithë bashkë, kurse në Milano na pritën si heronj. Atë natë nuk do ta harroj, sepse të luash ndaj një ekipi italian finalen është shumë ndryshe dhe nëse humbet, e vuan jashtëzakonisht”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit