17 vite pritje, skuadra e jugut të Italisë siguroi sot zyrtarisht ngjitjen në Serie B edhe pse 5 javë para fundit. Eksodi i 10 mijë tifozëve (PAMJET)

19 Mars 2023
17:07
Telesport
back button

Jemi ende ne muajin mars dhe Napoli eshte duke fituar titullin shume me heret se maji, ndoshta nese vazhdon keshtu rreth mesit te muajit prill, por nje tjeter skuader italiane sduhet te prese kaq gjate dhe eshte zyrtarisht e ngjitur ne Serie B…

Po flasim per skuadren e Catanzaro qe u promovua në Serie B me pesë ndeshje ende të mbetura. Fitorja e kalabrezëve sot ishte vendimtare (golat e Iemmello dhe Brignola) Një popullatë e tërë feston në Arechi ku ndeshja u luajt për këtë rast pikërisht për shkak të eksodit të tifozëve që udhetuan nga Catanzaro për të ndjekur skuadrën në këtë ndeshje historike jashtë fushe.

Kategoria e kadetëve rikthehet në kryeqytetin kalabrez pas 17 vitesh pas paraqitjes së fundit të viteve 2005-2006 kur verdhekuqte ranë nga liga dhe më pas dështuan pasi përfunduan sezonin në vendin e 22-të.

Sot, megjithatë, Catanzaro i trajnerit Vincenzo Vivarini arriti të anulojë sezonet e fundit të vështira mes falimentimeve, ndryshimeve të klubeve dhe humbjeve të hidhura në fushë, duke i rikthyer qytetit një gëzim të jashtëzakonshëm që një popullatë e tërë ishte në gjendje të shprehte në tribunat e Arechi në Salerno.

Një sezon perfekt ai i Shqiponjave që  kanë qenë thuajse të përsosur: vetëm një humbje në sezonin 2022/23, e korrigjuar në mes të shkurtit kundër Viterbese, më pas 86 gola të nënshkruar dhe 26 fitore të përgjithshme, deri në festën kundër Gelbison që çoi i çmendur një qytet i tërë që tani pret vetëm rikthimin e skuadrës nga Salerno për të nisur zyrtarisht festën që do të zgjasë gjithë natën…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit