18 muaj më pas… Shkurtaj rikthehet te goli me Kukësin. Vendimtar në sukses (VIDEO)

23 Janar 2022
18:45
Telesport
back button

Debutim ëndrrash… Nuk e kishte menduar kështu as vetë ai që kur përpara dy vitesh u largua nga Shqipëria për të provuar një eksperiencë ndryshe në Azi.

Por, sot është kthyer dhe pas 18 muajsh nga hera e fundit kur e kishte dërguar topin në rrjetë, Vasil Shkurtaj ka shënuar golin e fitores për Kukësin.

Verilindorët marrin kështu 3 pikë të arta ndaj Skënderbeut duke mbajtur gjallë shpresat e tyre në garën për titull.

Pas humbjes ndaj Dinamos skuadra e Diego Longos mori tre pikët e para për vitin e ri pasi mposhti minimalisht 1-0 Skënderbeun në një ndeshje të cilin e vendosi i rikthyeri i madh i verilindorëve Vasil Shkurtaj që realizoi që në prekjen e parë të topit, duke zgjidhur një  ndeshje delikate të cilën Kukësi e luajti për më shumë se 50 minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas.

Nëse shtylla i tha jo golit të kapitenit Gjelbërim Taipi në pjesën e parë, në të dytën 12 minuta para fundit të kohës së rregullt, realizoi Vasil Shkurtaj për t’i dhënë 3 pikë Kukësit që e ngjitën në vendin e dytë me 31 pikë po aq sa Laçi dhe 3 më pak se Tirana që luan nesër ndaj Dinamos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit