“19 trofe bashkë, gëzuar ditëlindjen Andrea”; urimi i Juventusit “tërbon” rrjetet sociale

6 Dhjetor 2023
10:34
Alfred Lleshi
back button

Juventusi nuk e harron Andrea Agnellin, në ditëlindjen e tij të 48-të i ka bërë urimet përkatëse ish-presidentit me një postim në profilet sociale (“19 trofe të fituar bashkë. Gëzuar ditëlindjen Andrea!”). Ky postim u bë menjëherë “viral”, duke ngacmuar fansat që komentuan masivisht.

Shumë janë pozitivë, kujtojnë inaugurimin e “Allianz Stadium” dhe 19 trofetë e fituar nga ish-presidenti bardhezi, por nuk mungojnë reagimet nga tifozët më të zhgënjyer, të cilët e akuzojnë Agnellin si fajtorin kryesor të rënies që përjetoi klubi dhe ngjarjeve jo-futbollistike të viteve të fundit.

Kujtojmë se Agnelli, pas dorëhqejes nga të gjitha funksionet te Juventusi, është në gjyq. Kryetarja e Bordit të Garancisë Sportive, Gabriella Palmieri, ka caktuar seancën e radhës dëgjimore në “United Sections”, e cila do të mbahet më 19 janar, duke filluar nga ora 11:00, për të diskutuar dhe shqyrtuar ankesën e paraqitur nga ish-presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kundër FIGC dhe Prokurorisë Federale për çështjen në lidhje me manovrën e pagave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit