1997-2019; kameramani anglez i luftës dhe i paqes… kosovare. Fotografia që të rrëqeth…

11 Shtator 2019
14:37
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e mbrëmshme me Kosovën ka qenë emocionuese edhe për vetë anglezët. Ky vend ishte tejet aktiv në çlirimin e “Dardanëve” nga pushtuesit serbë, të cilët bënë masakra të paimagjinueshme mbi popullsinë shqiptare atje. Si pjesë e NATO-s, Anglia dhe SHBA ishin “lokomotiva” të ndërhyrjes ushtarake, që zmbrapsi serbët dhe iu dha fund tmerreve ndaj kosovarëve në shtëpitë e tyre.

Një përballje mes të kaluarës nga fronti i luftës në Kosovë dhe ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese në Southampton pati edhe kameramani anglez, Chris James. Ky i fundit, mbrëmë filmonte kualifikuesen e grupit A të “Euro 2020”, por nuk iu besonte syve, sepse 22 vite më parë e bënte të njëjtën gjë territoret e minuara dhe shtëpitë e djegura të kosovarëve. Si diçka tepër të veçantë, këtë moment e evidentoi gazetari i “ITV Sport”, Gabriel Clarke, përmes rrjeteve sociale.

Ai vendosi përballë, në të njëjtën foto, kameramanin Chris James, në dy kohë të ndryshme dhe rrethana krejt tjera. “1997, në vijën e parë (të luftës) dhe më 2019, në Angli-Kosovë, në vijën anësore. Kurrë hapa pas, kameramani Chris James”, – shkroi gazetari anglez si status për kameramanin e luftës dhe të paqes… kosovare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit