2 gola në 3 minuta dhe një karton i kuq, Napoli-Fiorentina ndizet në fundin e pjesës së parë (Video)

13 Janar 2022
18:55
Denis Hakanaj
back button

Ka patur një fund të zjarrtë pjesa e parë e Napoli-Fiorentina, e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë.

Takimi që luhet në Diego Armando Maradona është zhbllokuar në minutën e 41-të nga Vlahovic, ndërsa Napoli është kundërpërgjigjur tri minutë më mbrapa me një magji të Mertens.

Në minutat shtesë, miqtë kanë mbetur me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga portieri Dragowski për një faull si lojtar i fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit