20 milionë euro në sezon për Neuer, por vetëm me një kusht

2 Dhjetor 2023
19:13
Denis Hakanaj
back button

Manuel Neuer ka rinovuar kontratën me Bayern Munich deri më 30 qershor të 2025-ës. E përditshmja gjermane SportBild ka zbuluar detajet e marrëveshjes, sigurisht e artë për portierin gjerman.

Pavarësisht moshës 37 vjeç, Manuel Neuer vazhdon të mbetet një nga shtyllat e Bayern Munich. Portieri ka qenë i ndalur për disa muaj për shkak të një dëmtimi, por gjithsesi ka arritur të sigurojë rinovimin.

Një rinovim që do të pasqyronte të njëjtat parametra të asaj që e ka lidhur gjithmonë me klubin bavarez, uke përfshirë edhe rrogën prej 20 milionë eurosh në sezon.

Një shifër marramendëse, por që mund të mos jetë ajo e sakta që klubi gjerman do të derdhë në llogarinë e Neuer.

Në fakt, portieri legjendar do të mund ta sigurojë shumën e madhe vetëm në rast të arritjes së disa bonuseve të caktuar që duket se janë të lidhura me numrin e ndeshjeve.

Me pak fjalë, sa më shumë të luajë, aq më shumë do të fitojë Neuer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit