20 milionë euro plus Jorginho, zbulohet prapaskena për Dybala

22 Korrik 2021
14:14
Denis Hakanaj
back button

Paulo Dybala është e tashmja dhe e ardhmja e Juventus-it. Megjithatë, gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.

Rino Foschi, ish-drejtues i Cesena-s dhe Palermo-s, ka zbuluar për Tuttosport se Joya, në kohën kur luante me ekipin sicilian, ka marrë një super ofertë nga Napoli.

“Me kujtohen negociatat për shitjen e tij, në kohën e Palermo-s. Zamparini e adhironte Paulo-n, por ishte e drejtë që ta linte të largohej”, ka thënë Foschi.

“Juventus ka qenë skuadra më e vendosur për ta marrë: Marotta dhe Paratici e donin me çdo kusht, por në fillim kanë ofruar më pak nga sa kërkonim”, ka shtuar Foschi.

“Një ditë, edhe pse negociatat me bardhezinjtë ishin shumë të avancuara, kam marrë një telefonatë nga Zamparini: ‘Rino, De Laurentiis më ka ofruar 20 milionë plus Jorginho-n. Çfarë të bëjmë?’. Në fund preferuam të arkëtonim paratë: 32 milionë euro plus 8 bonus”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit