20 sezone radhazi me Miami, basketbollisti 43-vjeçar thyen rekordin e legjendës Kareem Abdul-Jabbar

9 Qershor 2023
10:24
Telesport
back button

Basketbollisti 43-vjeçar Udonis Haslem, që luan me skuadrën e Miami Heat, vendosi një rekord të ri në NBA. Në ndeshjen e tretë finale play off, atë të luajtur në Florida dy ditë më parë e ku Denver fitoi 109-94 ndaj Miami, ai u bë basketbollisti më i vjetër që luan në finalet play off të NBA-së.

Haslem feston sot 43-vjetorin e tij (9 qershor) dhe thyen rekordin që mbahej nga një legjendë si Kareem Abdul-Jabbar. Në takimin e fundit, Haslem u aktivizua në periodën e katërt, por nuk la shumë gjurmë (luajti vetëm 30 sekondat e fundit).

Udonis Haslem do t’i thotë lamtumirë basketbollit në fund të këtij sezoni dhe shpreson ta bëjë këtë me një titull. Në karrierën e tij ai ka fituar 3 tituj kampionë me skuadrën e Miami Heat (2006, 2012, 2013), fanellën e së cilës e ka veshur përgjatë gjithë karrierës së tij 20-vjeçare në NBA.

Ai ka debutuar në sezonin 2003-2004 në NBA me Miami, ndërkohë që këtë sezon ka luajtur vetëm në 7 ndeshje. Ndaj dhe Haslem ka vendosur t’i thotë lamtumirë karrirës së tij si lojtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit