20 vite më parë mbërriti përtej Oqeanit, tani ndjek golin e 200-të në Bundesliga

19 Maj 2019
16:37
Anton Cicani
back button

Ishte viti i largët 1999 kur në Gjermani do të mbërrinte nga Peruja avioni që mbante brenda tij një futbollist të quajtur Claudio Miguel Pizarro Bosio…

Vetëm 20 vjeç, golashënues me Allianza Lima, sulmuesi shtatlartë do të prezantohej me fanellën e Werder Bremenit. Nga aty do të niste edhe "ngjitja" e madhe për një bomber, specialiteti i të cilit ishin golat me kokë.

Kanë kaluar 20 vjet nga ai moment dhe sot, Pizarro është 40 vjeç, por aventura e tij në Bundesliga ende nuk ka përfunduar… Të paktën, edhe 1 vit do të jetë aty, duke veshur fanellën e skuadrës bardhejeshile.

Plot 16 trofe me Bayern dhe 1 trofe me Werder Bremenin. Më 23 tetor 2010, Pizarro vendosi rekordin me më shumë gola të shënuar nga një futbollist i huaj në Bundesliga, duke kaluar Giovani Elber, që mbante rekordin me 132 gola.

Më 6 shkurt të këtij viti, Pizarro u bë i pesti shënuar më i mirë në historinë e Bundesligas me 194 gola.

Sakaq, me golin e realizuar ndaj Leipzig në fitoren 2-1, është bërë futbollisti më i vjetër që shënon në Bundesliga, duke thyer po rekordin e tij të vendosur këtë sezon.

Tani, firma mbi kontratë dhe rinovimi edhe për 1 sezon. Kështu, i ndalur në kuotën e 199 golave, do të ndjekë të 200-tin në Bundesliga vitin tjetër: "Kam thënë gjithmonë se do të vendos nëse vazhdoj ose jo, pasi të shoh se si do të më përgjigjet trupi dhe ndihem ende mirë. Ja pse vendosa të qëndroj dhe një sezon në këtë skuadër".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit