20 vite pa fituar ndaj Juventusit, Atalanta prish mallkimin! Pirlo: Episodi vendosi, mbi Ronaldo dhe Champions…

18 Prill 2021
17:48
Telesport
back button

Ishte prej shkurtit 2001 që Atalanta nuk mundte Juventusin në Serie A (2-1 në atë rast falë golave të Lorenzi dhe Ventola).

Për të parën herë, Atalanta mund Juventusin në fazën e dytë dhe në kohën e 3 pikëve për fitore. Diçka e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme…

Pas nokautit, trajneri i Juventusit Andrea Pirlo foli për Sky Sport: “Ishte një ndeshje e mirë kundër një ekipi të fortë. Ne luajtëm ndeshjen që duhej të luanim, pastaj episodet shkuan në favorin e tyre.

Ndeshja u luajt mirë, me intensitet dhe agresion të madh. Na vjen keq sepse mund të kishim sjellë në shtëpi të paktën një pikë”.

Dybala? “Ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme për sa kohë që trupi i tij e mbështeti.

Nuk kishte luajtur për një kohë shumë të gjatë. Nuk mund të qëndronte 90 minuta në fushë”.

“Ronaldo? Nuk ishte në gjendje të mirë fizike. Edhe Chiesa kishte disa probleme gjatë javës, Danilo gjithashtu. Ata që ishin në dispozicion sot ishin më mirë, ndoshta me dikë me disa shqetësime, por mundësitë për të luajtur ishin të gjitha”.

Si e shpjegoni faktin që keni një ekip që bën mirë dhe një që bën keq?

“Ne e kemi parë atë gjatë sezonit, përndryshe nuk do të jemi këtu duke folur për këtë pozicion. Ne nuk jemi përballur me të gjitha ndeshjet me të njëjtin motiv dhe me të njëjtin agresivitet.

Kur i bëni në këtë mënyrë bëhet më e lehtë, fatkeqësisht gjatë vitit ndodhi që nuk e kishim dhe humbëm pikë gjatë rrugës”.

Ronaldo?

“Ronaldo nuk ka shënuar 25 gola këtë sezon rastësisht. Ne e dimë që ai është finalizuesi ynë, por edhe në ndeshjen e parë ai kishte një paraqitje të shkëlqyeshme.

Ai përshtatet lehtësisht sepse është një kampion. Kur të mungon ndoshta ke ndonjë manovër ku nuk finalizon ashtu si duhet, edhe pse ne i patëm shanset tona dhe një episod ndryshoi gjithçka”.

Champions League?

“Ne duhet të mendojmë për veten tonë. Duhet të luajmë edhe shtatë ndeshje të tjera dhe të fitojmë sa më shumë për të arritur në Ligën e Kampionëve. Nëse luajmë me këtë frymë nuk do të ketë problem për pjesën tjetër të kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit