200 milionë euro për kartonin dhe 500 mijë në javë për lojtarin, Newcastle po planifikon goditje e pabesueshme

18 Mars 2022
18:50
Denis Hakanaj
back button

Newcastle United duket se po planifikon një lëvizje për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar Junior. Ky është lajmi i bujshëm që është dhënë nga spanjollja Diario Sport.

Klubi i Premier League duan të përfitojnë nga momenti i keq që braziliani po kalon në Francë dhe ta bindin të transferohet në Angli.

Neymar është fërshëllyer nga tifozët e tij fundjavën e kaluar në Parkun e Princave, pavarësisht golit të shënuar në fitoren 3-0 të marrë kundër Bordeaux në Ligue 1.

Tifozët kanë qenë të zemëruar me të dhe Lionel Messi-n pas eliminimit zhgënjyes të pësua rnë Champions League kundër Real Madrid-it.

Pas asaj ndeshje kanë dalë disa lajme që kanë folur për një largim të mundshëm të O’Ney në fund të sezonit dhe destinacioni i tij i ri mund të jetë Newcastle.

Klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë Neymar-it një rrogë prej 500 mijë eurosh në javë dhe t’i paguajë 200 milionë euro PSG-së për kartonin e sulmuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit