209.9 milionë euro humbje për Juventus, klubi nuk heq dorë nga super projekti

17 Shtator 2021
16:03
Denis Hakanaj
back button

Juventus e ka mbyllur bilancin 2020/21 me një humbje prej 209.9 milionë euro, në krahasim me 89.7 milionë euro të bilancit të mëparshëm.

Kjo humbje e madhe ka ardhur edhe për shkak të të ardhurave më të pakta (92.7 milionë euro) kryesisht për shkak të pandemisë.

Bilanci është miratuar nga Këshilli Administrativ i klubit bardhezi.

Në komunikatën për shtyp të klubit torinez është folur edhe për Super League:

“Mbetemi të bindur për legjitimitetin e projektit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit