21 golashënues për një titull, ky është rekordi i këtij Real Madridi

15 Korrik 2020
13:44
Alfred Lleshi
back button

Kundër Granada, një lojtar i pazakontë në listën e golashënuesve e hapi rezultatin e ndeshjes. Mendy i dha skuadrës së tij një gjysmë kampionati dhe, në këtë mënyrë, debutoi si golashënues i Real Madridit. Me francezin, tashmë janë 21 futbollistë të bardhë, që e kanë gjetur rrugën e rrjetës në La Liga këtë sezon. Kryeson Karim Benzema me 19 gola dhe Sergio Ramos me 10 gola në listën e shënuesve më të mirë të Real Madridit. Të tjerë si Carvajal, Hazard, Isco, Marcelo, James, Nacho apo Mariano shtojnë nga 1 gol secili më shumë. Dhe në mes, 12 madridas më shumë që, me disa gola, e kanë ndihmuar ekipin e tyre që të jetë në një pozitë më shumë se të privilegjuar në La Liga. Por, janë pesë lojtarë të bardhë, që nuk e kanë gjetur dot rrugën e rrjetës.

Brahim Díaz – Në Kupën e Mbretit ka qenë dëshmitar i 2 golave ​në këtë sezon, të dy kundër Unionistas në Salamanca. Sidoqoftë, La Liga i reziston ende atij në këtë drejtim. Në favor të ish-lojtarit të Manchester City ka pak hapësira aktivizimi në këtë kampionat. Zidane i ka dhënë atij vetëm 33 minuta, të shpërndara në 5 ndeshje.

Militao – Ish-lojtari i Portos u dallua në sezonin e kaluar si mbrojtës qendror, por edhe me aftësi për të shënuar gola. Ai realizoi 2 gola në elitën e futbollit portugez dhe 3 gola në Ligën e Kampionëve. Por, si lojtar i Real Madridit ai nuk e ka bërë “sefte” në 18 ndeshjet e luajtura mes La Liga-s, Kupës së Mbretit dhe Ligës së Kampionëve.

Álvaro Odriozola – Sezoni i tij është ende bosh, pa gola. As me Real Madridin dhe as me Bayern Munich, ku ai është në huazim që nga janari, nuk ka arritur të shënojë.

Portierët, Courtois dhe Areola – Ata janë padyshim më të justifikuarit nga të gjithë, përsa i përket aspektit të shënimit të golave. Ata e kanë bërë punën e tyre shumë mire. Real Madridi është skuadra me golat më të paktë të pësuar, vetëm 22 të tillë. Përveç kësaj, belgu është në rrugën e marrjes së çmimit “Zamora”. 19 gola të pësuar në 33 ndeshjet e luajtura është merita e tij e madhe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit