“2+1 = tripletë”, Ronaldo krenohet me “matematikën” e titujve!

10 Qershor 2019
14:46
Alfred Lleshi
back button

Duke mposhtur Holandën 1-0 në finalen e së dielës, Cristiano Ronaldos ngriti trofeun e Ligës së Kombeve. Një titull tjetër në “palmaresin” e yllit portugez, autori i tre golave në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni kundër Zvicrës dhe, mbi të gjitha, fitues i 30 trofeve me klubet dhe kombëtaren.

Ditën pas triumfit, sulmuesi i Juventusit, i cili fitoi Superkupën e Italisë (shënoi një gol vendimtar në Doha, kundër Milanit) dhe titullin e Serie A me bardhezinjtë, në sezonin e parë me ta, ka shprehur kënaqësinë e ligjshme në Instagram.

"Përshëndetje të gjithëve! Pasi fitova Superkupën e Italisë dhe titullin (kampionatin italian), nuk mund të kishte asnjë mënyrë më të mirë për ta përfunduar sezonin, duke fituar Ligën e Kombeve. 2+1 = tripletë".

Në postim, CR7 i referohet "tripletës" personale të tij, të marrë me dy fanella: atë bardhezi: të Juves dhe të kombëtares portugeze. Sigurisht, tifozët e Juventusit shpresojnë se sezonin tjetër, 2019-2020, Ronaldo të mund ta udhëheqë “Zonjën e Vjetër” drejt “tripletës” së vërtetë, duke përfshirë edhe "fiksimin" e madh, Champions-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit