216 kundër 7 milionë eurove / Manchester City-Real Madrid, dueli i mesfushës

7 Gusht 2020
14:23
Alfred Lleshi
back button

Manchester City-Real Madrid është një supersfidë, që do të luhet më së pari përmes mesfushës. Guardiola befasoi në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, duke luajtur me pesë mesfushorë, me vetëm Gabriel Jesús të avancuar në ofensivë. Këta mesfushorë ishin: Rodrigo, Gündogan; Mahrez, De Bruyne dhe Bernardo Silva. Zidane luajti me katër mesfushorë: Casemiro, Valverde, Modric dhe Isco, duke lënë Kroos në pankinë. Që nga ardhja e De Bruyne te Manchester City, më 2015, ndryshimi i madh midis dy klubeve janë shpenzimet financiare në merkato. Real Madridi ka shpenzuar 7 milionë euro që nga ajo kohë për të “rikuperuar” Casemiro po atë verë nga Porto, duke ruajtur grupin e zakonshëm në mesfushë, ndërsa Guardiola ka pasur dorë të lirë për përforcime.

Në krahasim me 7 milionë eurot e të bardhëve, investim në këtë repart; që nga ardhja e De Bruyne, “qytetarët” kanë shpenzuar 216 milionë euro për të forcuar mesfushën. Rodri, në qershor 2019, ishte më i shtrenjti, 70 milionë euro. Mahrez i dyti, më 2018, erdhi për 67.8 milionë euro, dërsa i treti, Bernardo Silva, mbërriti për 50 milionë euro. Gundogan, në vitin 2016, kushtoi 27 milionë euro, ndërsa më i liri ishte Zinchenko, për 2 milionë euro. Phil Foden doli nga academia e klubit në vitin 2016. Në këto pesë vitet e fundit, Real Madrid jo vetëm që nuk e ka ndryshuar mesfushën, por përforcimi i vetëm kanë qenë Casemiro, që u kthye në klubin e bardhë, pas huazimit të tij te Porto.

Diçka e ngjashme ka ndodhur me James Rodriguez dhe Valverde, të cilët u kthyen nga huazimi në kosto zero nga Bayern Munich dhe Déportivo, përkatësisht. Real Madridi pra vijon me mesfushën që i ka dhënë kaq shumë suksese. Nëse dikush i qëndron 11-shes, Modric, Casemiro dhe Kroos kanë qenë të paprekshëm që nga viti 2015. “Aksesorë” të tillë si Isco ose Valverde, gjithashtu, arritën në klub më herët. Basti i fundit i shkëlqyeshëm i Guardiolës në merkato ishte Rodri, i nënshkruar nga Atlético për 70 milionë euro. Mesfushori më i shtrenjtë i klubit të bardhë ishte Modric, për të cilin u paguan 35 milionë euro në korrik 2012.

Kroos, i cili arriti një sezon para De Bruyne, kushtoi 25 milionë euro. Pagesat e mëdha të Manchester City janë për të realizuar të gjitha ëndrrat e trajnerit të tij. Në fakt, sipas “Transfermarkt”, Pep Guardiola zë vendin e parë në listën e trajnerëve që kanë investuar më shumë në pesë vitet e fundit, me 872 milionë euro, i pasuar nga Simeone me 782 milionë euro dhe Ernesto Valverde me 779 milionë euro. Zidane zë vendin e 14-të në këtë listë, me 423 milionë euro.

Blerjet në mesfushë të Manchester City dhe Real Madridi që nga viti 2015
Manchester City:

De Bruyne (gusht 2015) – 76 milionë euro
Gundogan (korrik 2016) – 27 milionë
Zinchenko (qershor 2016) – 2 milionë
Phil Foden (korrik 2016) – nga akademia
Bernardo Silva (korrik 2017) – 50 milionë
Mahrez (korrik 2018) – 67.8 milionë
Rodri (qershor 2019) – 70 milionë

Real Madrid
Casemiro (korrik 2015) – 7 milionë euro (huazim te porto)
James Rodriguez (korrik 2019) – huazim te  Bayerni
Valverde (korrik 2018) – huazim te Deportivo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit