23 gara në 35 javë, zyrtarizohet kalendari i vitit 2022

18 Tetor 2021
11:14
Gentian Spiri

Federata Ndrëkombëtare e Automobilizmit ka zyrtarizuar kalendarin e garave të vitit 2022 në Formula 1. Në total do të jenë 23 gara, rekord në këtë sport, po aq sa ishin parashikuar edhe këtë vit (do të zhvillohen 22 gara).

Gara e parë do të zhvillohet më 20 mars, në Bahrein dhe e fundit më 20 nëntor, në Abu Dhabi. Pra, do të garohet për 35 javë. “Jemi të kënaqur nga ky kalendar. Shpresojmë që vitin tjetër të kemi sa më pak probleme me pandeminë”, tha Stefano Domenikali, presidenti i Formula 1.

Vitin tjetër nuk do të garohet në Kinë dhe Turqi, ndërkohë që do të zhvillohen dy gara në Itali dhe Amerikë, ku debuton pista qytetase e Majemit. Natyrisht që muaji gusht do të jetë pushim.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit