25 milionë euro në sezon, gati oferta e pabesueshme për Zidane

24 Maj 2022
16:22
Denis Hakanaj
back button

Pas një viti pushim, Zinedine Zidane mund të kthehet sërish në stolin e një klubit të madh europian. Trajneri francez, që ëndërron të ulet një ditë në stolin e kombëtares së tij, kërkohet me ngulm nga Paris Saint-Germain.

Kampionët e Francës janë skuadra e madhe e vetme e Europës që ka dyshime për stolin. Dy të tjerat që ishin gati të ndryshonin trajnerin, Manchester United dhe Borussia Dortmund, i kanë zgjedhur trajnerët e tyre për sezonin e ardhshëm.

PSG pritet të nisë negociatat me Zizou në ditët e ardhshme. Në fakt, sipas Mundo Deportivo-s, shumë shpejt do të ketë një takim mes trajnerit dhe Nasser Al-Khelaifi-t në Paris, ku Zidane do të jetë për të parë finalen e Champions League.

Një takim në të cilin klubi parisien do t’i ofrojë ish-trajnerit të Real Madrid shumë marramendëse prej 25 milionë eurosh në sezon. Një ofertë që do ta bënte Zidane trajnerin më të paguar në botë.

Një operacion që do të lumturonte edhe Mbappe, i cili do të kishte mundësinë të punonte përkrah një prej idhujve të tij. Më pas, në Paris Zidane do të gjente disa prej ish-lojtarëve të tij. Nga Sergio Ramos te Hakimi e deri te Navas.

Vendimi i takon tani Zidane, i cili, siç kanë konfirmuar në Spanjë, vazhdon të mendojë vetëm për kombëtaren e Francës, drejtimin e së cilës mund ta marrë pas Katar 2022.

Roli i trajnerit të kombëtares do ta lejonte të vazhdonte të jetonte në Madrid dhe të shkonte në Francë vetëm për stërvitjet dhe përgatitjet. Nëse do të pranojë ofertën e PSG-së, transferimit në kryeqytetin francez do të ishte i detyrueshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit