250 milionë euro, PSG-Milan dhe operacioni që do të trondiste merkaton

4 Gusht 2022
11:38
Denis Hakanaj
back button

Milan-i është dorëzuar:Paris Saint-Germain ka fituar garën për Renato Sanches. Mesfushori portugez mund të konsdierohet tashmë një futbollist i ri i parisienëve, që nuk do ta mbyllin merkaton e verës me të.

Luis Campos ëndërron ta mbyllë fushatën e blerjeve me një goditje të bujshme. Pikërisht për këtë arsye, rruga e francezëve mund të kryqëzohet përsëri me atë të Milan-it për një operacion marramendës.

Emri i vënë në shënjestër nga kampionët e Ligue 1 është ai i Rafael Leao: kampioni portugez pëlqehet prej kohësh nga PSG, por francezët duhet të mposhtin rezistencën e Milan-it që e konsideron 22-vjeçarin të paprekshëm.

Ka vetëm një mundësi që Leao të largohet nga San Siro: të paguhet klauzola 150 milionë euro që është e pranishme në kontratën e tij.

Një shifër shumë e lartë, por që nuk do të ishte sigurisht një problem për Paris Saint-germain. Milan do të kishte mundësi të vihej në kërkim të një zëvendësuesi me këtë shifër.

Një zëvendësues që mban emrin e Nabil Fekir, ylli i Betis. Por edhe ky do të ishte një operacion shumë i kushtueshëm. Sipas elgoldigital.com, klubi spanjoll mund ta shesë lojtarin vetëm me një kusht: pagesa e klauzolës 100 milionë euro.

Me pak fjalë, kryqëzimi i rrugëve të PSG dhe Milan mund të shkaktojë një tërmet në merkato me vlerë 250 milionë euro në total.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit