250 mln dollarë, humbje marramendëse për klubin e Premier League

4 Qershor 2020
21:56
Denis Hakanaj
back button

Tottenham ka bërë të ditur se pret të humbë mbi 250 milionë dollarë të ardhura për shkak të ndeshjeve të Premier League që do të luhen pa tifozë dhe për shkak të anulimit të ndeshjeve të NFL që duhej të zhvillohen këtë vit në stadiumin e ri.

Impianti i Tottenham është hapur vitin e kaluar dhe mund të mbajë mbi 60.000 persona. Nuk është e qartë sa spektatorë do të pranohen përsëri në ndeshje.

Presidenti i Spurs-ave, Daniel Levy, ka thënë se “është e domosdoshme që të gjithë të panojmë bashkë për të gjetur një mënyrë të sigurt për të kthyer spektatorët në vendet ku ka sport dhe argëtim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit