250 mln sterlina humbje nga stadiumet bosh, liga angleze ka zgjidhjen për sezonin e ardhshëm!

7 Prill 2021
19:24
Telesport
back button

Coronavirusi e ka zbehur paksa bukurinë e futbollit, pasi ndeshjet në pjesën më të madhe të Botës zhvillohen pa tifozë. Në Angli, nga mungesa e tifozëve, liga e futbollit ka bërë me dije se ka patur humbje të paktën 250 milionë sterlina.

Humbje vërtet kolosale dhe sezoni i ardhshëm nuk mendohet të zhvillohet më pa tifozë. Lajmi i mirë është që vaksinimi po ecën mirë dhe për këtë gjë liga angleze do të bëjë një kërkesë që sezonin e ardhshëm, të gjithë njerëzit që janë vaksinuar dhe kanë çertifikatën e vaksinimit mund të jenë të pranishëm në stadium.

Pra, çdo tifoz që do të dëshirojë të jetë në stadium mjafton të paraqesë çertifikatën e vaksinimit dhe mund të shohë ekipin e zemrës. Ende nuk dihet se sa do të aplikohet kjo mënyrë, por liga angleze pritet që të bëjë kërkesën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit