26 nëntor 1996; kur Juventusi u ngjit në majën e botës

26 Nëntor 2020
9:17
Alfred Lleshi
back button

“Liga e Kampionëve dhe Kupa Interkontinentale në të njëjtin vit, të paharrueshëm. Më 1996, Juventusi i Marcello Lippi e regjistroi veten mes ekipeve legjendare. Një vit magjik, brenda një cikli fitues, i përgatitur dhe i ndërtuar me kalimin e kohës. “Ushtria bardhezi” kishte themele të forta, një drejtues të zotin në stol, udhëheqës të heshtur, dhe një yll të ri që ndriçonte mbrëmjet e Ligës së Kampionëve. Emri i tij ishte Alessandro Del Piero. Një udhëtim emocionues, nga Torino në Romë dhe më pas në Tokio.

Siç tregohet në përmbledhjen e prezantimit të librit të Enrico Turcato, “1996: Juventusi në kulmin e botës”, 24 vite më parë, “Zonja e Vjetër” arriti kulmin e historisë së saj. Në kryeqytetin japonez, në fakt, bardhezinjtë u imponuan me masë kundër River Plate, të udhëhequr nga “Pinturicchio”.

Ndërsa Italia zgjohet, vendi i diellit që lind pushtohet nga zotësia e Aleksit. Fenomeni nga Conegliano është i mjaftueshëm për t’i dhënë “Madamës” trofeun. Një sukses i merituar, i djersitur, fituar ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë. River Plate i Ortega, në gjendje të shqetësojë mbrojtjen e Juventusit duke goditur traversën në 0-0, deri në 32’ të pjesës së dytë.

“Çfarë nate fantastike ishte në Tokio! Një nga ati që ëndërroni si fëmijë”. Kështu e kujton Del Piero pas shumë vitesh në rrjetet e tij sociale. Dhe vazhdon: “Ishte tepër e bukur të përjetoje një emocion kaq të madh, kaq shpejt: të bëhesha kampion i Botërorit të Klubeve!”

Është Juve e Marcello Lippi, i aftë të triumfojë edhe në Azi 6 muaj e 4 ditë para fitimit të Ligës së Kampionëve, 4-2, pas penalltive, kundër Ajax. Nga një kapiten tek tjetri, me Gianluca Vialli për të ngritur kupën veshëgjatë nën qiellin e Romës; me Angelo Peruzzi protagonist si në Japoni. Dy triumfe të mëdha, të dy kushtuar Andrea Fortunato, i cili vdiq më 25 prill 1995 për shkak të leukemisë.

Një ekspozitë e jashtëzakonshme stilistike është vendosur në Tokio, përzierja e duhur e teknikës dhe taktikës, e zbukuruar nga njëfarë Zinedine Zidane, marrë nga Bordeaux për 7.5 miliardë lireta. Pjesa tjetër është histori. Dhe çfarë historie…

I konceptuar prej mendjes së mençur të trajnerit nga Viareggio, i cili në ato vite donte të zbatonte një futboll të shkëlqyeshëm, të organizuar dhe të sjellshëm, Juventusi kapi majat e botës. Nga Vialli dhe Ravanelli, duke kaluar përmes Del Piero dhe Boksic. Me Zidane duke bërë ndryshimin prapa sulmuesve.

“1996: Juventusi në çatinë e botës”, nga sot në të gjitha libraritë, ofron intervista ekskluzive dhe histori unike që nuk janë shfaqur kurrë deri më tani. Me pak fjalë, lexim i detyrueshëm për të gjithë tifozët e Juventusit (dhe jo vetëm).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit