278 milionë euro, zbulohe borxhi i frikshëm i klubit të Serisë A

15 Maj 2020
19:59
Denis Hakanaj
back button

Ndalesa e detyruar e futbollit ka patur pasoja të rënda ekonomike për skuadrat.

Pasiguria që mbretëron rreth rifillimit të kampionatit italian nuk ndihmon bilancet jo vetëm të klubeve të Serisë A, por edhe të kategorive inferiore. Mes lubeve të kategorisë kryesore, skuadra më në vështirësi duket se është Roma.

Asambleja e aksionarëve të klubit ka zbuluar situatën e bilancit dhe ajo që bie në sy është shifra që ka lidhje me borxhin e krijuar.

Bëhet fjalë për një deficit prej 278 milionë eurosh, 60 milionë më shumë në krahasim më bilancin e qershorit të 2019-ës.

Ndërprerja e negociatave me Dan Friedkin për shitjen e klubit dhe pandemia e Covid-19 kanë ndikuar ndjeshëm në përkeqësimin e gjendjes, por fakti është se situata në shtëpinë verhdekuqe është më shumë se kurrë dramatike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit