28 gola dhe titull me Atletico-n: Benjamin-i i vogël ia kalon babait Suarez

31 Maj 2022
14:53
Denis Hakanaj
back button

Luis Suarez ka lënë shenjën tek Atletico Madrid dhe pavarësisht largimit të tij pas përfundimit të sezonit, nuk do të kujtohen për të vetëm në ekipin e parë.

Në fakt, dinastia e golashënuesve në shtëpinë e Pistolero-s ka konfirmuar se goli është në ADN-në e tyre. Siç ka bërë të ditur Sport, i vogli 8 vjeç, ka bërë akoma më mirë se babai. Për të, plot 28 gola në 19 ndeshje në kampionatin e fituar nga të vegjlit e Colchoneros.

Jo vetëm. Benjamin Suarez ka fituar edhe kampionatin, ashtu siç ka bërë babai i tij një vit më parë. Këtë e ka konfirmuar edhe ish-lojtari i Barcelona-s, i cili e ka festuar në rrjetet sociale arritjen e kampionëve të vegjël duke postuar videon pas fitores. Djali i tij ka shënuar dy gola në javën e fundit.

Nga babai te djali, dinastia e Suarez duket se do të vazhdojë akoma gjatë. Mbetet për t’u kuptuar nëse me lamtumirën e babait, edhe Benjamin do ta ndjekë, ndoshta, në Premier League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit