3 gola dhe spektakël ndaj Bournemouth, por Salah refuzon çmimin e Lojtarit të Ndeshjes

8 Dhjetor 2018
17:14
back button

Mohamed Salah ka refuzuar çmimin e Lojtarit të Ndeshjes pas tripletës së shënuar ndaj Bournemouth teksa ka nderuar shokun e ekipit James Milner pas paraqitjes së 500-të në Premier League.

Salah ishte në formë fantastike në Vitality Stadium të shtunën, duke zhbllokuar rezultatin dhe duke shënuar dy gola të tjerë në fitoren 4-0 të Liverpool.

Por pas ndeshjes, Salah ia dha trofeun personal anglezit James Milner.

“Nuk do ta marr,” shprehet Salah për Sky Sport.

“Është ndeshja e tij e 500-të. Ai e meriton sot, ai ka kaluar një karrierë të mrekullueshme. Shpresoj që të bëj ndeshje të tjera si kjo në karrierë, por këtë çmim nuk do ta marr.”

Tripleta e Salah ka dërguar Liverpool në krye të renditjes, ndërsa sulmuesi egjiptian ka shënuar 10 gola deri tani në Premier League.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit