3 humbje radhazi, Partizani kërkon ndihmën e tifozëve për titullin

10 Mars 2019
14:45
Telesport
back button

Viti  2019 nuk ka qenë aspak i mbarë deri më tani për skuadrën e Partizanit në basketboll për meshkuj. Dështimi në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ku nuk shkoi dot në finale, u pasua nga faza e dytë e kampionatit, ku në 5 ndeshje janë regjistruar 4 humbje. 3 prej të cilave radhazi, në 3 javët e fundit. Situatë që ka alarmuar klubin kryeqytetas, që edhe pse është përforcuar me disa lojtarë amerikanë nuk po përsërit rezultatet e fazës së parë. Arsyeja? Motivimi dhe mbështetja e tifozerisë. Për këtë arsye, përmes një letre të hapur publikuar sot, skuadra e basketbollit për meshkuj e Partizanit ka kërkuar ndihmën e tifozerisë për të fituar titullin.

Të shtunën, ekipi ynë u mund nga Vllaznia me rezultatin 91-80, takim i vlefshëm per javën e 15-të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për meshkuj. Është përfolur se në ndeshjen e djeshme pati tension në minutat finale, një zënke fizike midis një lojtari amerikan të Partizanit dhe një amerikani të Vllaznisë. Ju themi se ishte një përplasje brenda normave sportive e asgjë më tepër. Është e vërtet që në fazën e parë kishim 5 fitore edhe 1 humble, po në fazën e dytë, ekipi ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit”, thuhet në letrën e hapur të skuadrës së kuqe.

Ndaj, i themi tifozerisë tonë që të na mbështesë në çdo ndeshje të mbetur deri në fazën play off. Me një tifozeri në numër të madhe do vijë edhe kthesa ndaj rezultateve negative. Çdo ekip e ka të pamundur të arrijë sukseset e duhura pa suportin maksimal të tifozerisë. Ky duhet të jetë një mësim për tifozerinë e Partizanit që thuajse në çdo ndeshje është inekzistente në ndeshje. Përkrahja e madhe dhe e zjarrtë e tifozerise do ishte vendimtare në çdo ndeshje për rrezultate shumë pozitive. Ekipi do të japë maksimumin në çdo ndeshje, pasi fanella jonë peshon shumë. Duhet shpirt e zemër në çdo ndeshje e jo me braktisje pa asnjë përkrahje”, mbyllet letra e stafit të Partizanit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit