3 italiane kundër 1 gjermane, nis ankandi për lojtarin e United

18 Shtator 2019
9:58
Telesport
back button

Milan, Inter dhe Juventus në Serinë A si dhe Borussia Dortmund në Bundesliga janë vënë në ndjekje të mesfushorit 31-vjeçar Nemanja Matic, që luan në Premier League me Manchester United. Serbi këtë sezon ka qëndruar më së shumti në stol, madje edhe ka patur polemika me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

Për këtë arsye, lojtari do të largohet nga Manchester United, madje që në merkaton e janarit. Ndërkohë që, kontarat e tij me “djajtë” skadon verën e ardhshme. Për të evituar një largim me parametrin zero, United është i hapur për bisedime me skuadrat e interesuara për Matic.

Sipas “calciomercato”, mesfushori preferon një transferim në Itali, madje në Milano. Çka do të thotë që një nga dy ekipet e këtij qyteti, Milan ose Inter, mund të jenë destinacioni i ardhshëm i Nemanja Matic.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit