300 milionë euro, zbulohet shifra e çmendur që bindi Mbappe

21 Maj 2022
18:23
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe do të qëndrojë te PSG. Sulmuesi francez, kontrata e të cilit me parisienët skadon në fund të sezonit, dukej se do të transferohej në Madrid me kosto zero, por gjithçka ka ndryshuar në momentin e fundit.

Numri 7 i PSG-së duke se është bindur nga projekt teknik i presidentit Al Khelaifi. Me shumë, ato që kanë ndikuar te vendimi i lojtarit kanë qenë shifrat që do të shoqërojnë Mbappe në vitet e ardhshëm.

Francezi, në fakt, do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare prej 50 milionë eurosh (neto) në sezon, me 100% të të drejtave të imazhit që do të menaxhohen nga lojtari.

Ndër të tjera, në momentin e firmës në kontratë, Mbappe do të përfitojë 120 milionë euro si “bonus besnikërie”. Kështu, lojtari do të fitojë 300 milionë euro në tre vitet e ardhshme.

Pavarësisht se është folur shpesh për një marrëveshje verbale mes sulmuesit dhe Real Madrid, mamaja e futbollisti ka shkruar në Tëitter: “Kur nuk dimë gjë, më mirë të heshtim. Nuk ka patur kurrë asnjë marrëveshje me Real-in”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit