300 milionë, Messi feston arritje e madhe me një mesazh special

27 Janar 2022
16:04
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm futboll i luajtur që, në të vërtetë, nuk i dhuron shumë gëzime në këtë sezon. Në botën e Lionel Messi-t ka arritje edhe në jetën private ose, në këtë rast, në atë të rrjeteve sociale.

Pleshti, në fakt, në orët e kaluara ka festuar një arritje të veçantë në Instagram: 300 milionë ndjekës në platformën e njohur.

Vetë Messi ka publikuar një postim përmbledhës me disa nga fotografitë më të mirë në rrjetin social të shoqëruar me mesazhin: “Jemi 300 milionë, gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Një përqafim”.

Mes imazheve të publikuara në disa montazhe, kanë qenë të pranishme edhe disa të kohës kur ishte akoma i vogël dhe po hidhte hapat e parë. Një postim që përshkon të gjitha etapat e karrierës fituese të argjentinasit. Një mënyrë e bukur për të festuar arritjen e radhës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit