31 gola sezonalë, por Lukaku duartroket shokun e ekipit: Fantastik!

10 Gusht 2020
23:53
Telesport
back button

Në fund të ndeshjes kundër Bayer Leverkusen, sulmuesi i Interit Romelu Lukaku foli për Sky Sport: “Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme për ne. Bayer është një ekip i mirë me një trajner të mirë, por sot kemi bërë gabime në shumë raste! Duhet të mbyllim ndeshjet më shpejt. Mbrojtja luajti një lojë të mirë dhe për mua njeriu i ndeshjes është Barella që po rritet. Fantasik!”.

“Fizikisht jemi mirë, por edhe mendërisht. Mund të shihni që ne po rritemi, edhe pse duhet të vazhdojmë më shumë!”

“Këto ndeshje janë finale, ka vetëm një shans për të fituar. Kemi një javë për të përgatitur ndeshjen tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit