31 orë udhëtim për të ndjekur Tottenham por ndeshja shtyhet nga bora, gjesti i Harry Kane: “Jeni mysafirët e mi”

30 Nëntor 2021
17:11
Telesport
back button

Të dielën e kaluar në Angli bora “mbuloi” gjysmen e Premier League. Dëbora preku Manchester City-West Ham dhe pengoi ndeshjen Burnley-Tottenham. Imazhet e Sean Dyche duke parë fushën e mbuluar me borë i vetëm me mëngët e këmishës kanë bërë xhiron e botës.

Por një udhëtim i madh bëri edhe një tifoz i Spurs, i cili kishte udhëtuar 31 orë për të fluturuar nga Dallas në Burnley, për të parë më në fund një lojë te Tottenham. Por ajo lojë nuk u luajt. Postimi i bërë nga ai njeri u bë viral dhe Harry Kane u përpoq ta ngushëllonte dhe e ftoi në Londër për të parë një ndeshje tjeter “live”.

Burnley-Tottenham ishte caktuar për të dielën më 28 nëntor në orën 15:00. Dy tifozë të Spurs kishin menduar të kalonin oqeanin dhe të fluturonin për në Angli për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të preferuar: Tottenham!

Por sapo mbërritën në Burnley zbuluan se fatkeqësisht ai takim ishte shtyrë. Është e mundur të imagjinohet zhgënjimi i tyre. Të gjithë kanë përjetuar momente të tilla, por deri në një pikë të caktuar. Sepse janë të paktë ata që kanë udhëtuar 31 orë për të humbur një ndeshje të skuadrës së tyre të preferuar, ndeshje e shtyrë për shkak të borës.

Me të mbërritur në stadium, çifti i tifozëve që u larguan nga Dallas postuan një foto të tyre, në të cilën gjithsesi buzëqeshin dhe rrëfyen shkurtimisht aventurat e tyre: “Nga Dallas në Londër, pastaj në Burnley (pothuajse) 31 orë – pa gjumë – mundësuar nga kafja, djathi i kripur dhe shumë kafe serish. Priten temperatura të ulëta dhe borë për ditën e ndeshjes. Gjërat që bëni kur e doni klubin tuaj, Tottenham”

Tweet-i i Ken Saxton u bë viral pas shtyrjes së Burnley-Tottenham, duke mbledhur pëlqime, por edhe retweet-in e Harry Kane, kapitenit të Tottenham, simbol i Spurs dhe Kombëtares se Anglise.

Sulmuesi 28-vjeçar shkroi: “Sapo kam marrë këtë postim në Twitter dhe jam absolutisht i merzitur për ju! Për angazhimin tuaj dhe për të rikuperuar anulimin e ndeshjes, ju ftoj në një lojë në shtëpi si mysafirë kur të kemi ndeshjen e radhës, në Londër”.

Ken Saxton, me shumë mirësjellje, u përgjigj dhe shkroi: “Përshëndetje Harry, kjo nuk është aspak e nevojshme, por ne do të donim ta pranonim ofertën. Faleminderit dhe të gjithë Spurs (dhe tifozët e tjerë të futbollit) që na kanë kontaktuar. Vërtet e pabesueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit