360 milionë euro, Real Madrid arrin super marrëveshjen

19 Maj 2022
19:29
Denis Hakanaj

Real Madrid ka arritur një marrëveshje shumë fitimprurëse për Santiago Bernabeu-n e ri. Rinovimet e impiantit do të përfundojnë në janarin e 2023-shit.

Bernabeu i ri do të ketë një çati të re dhe disa risi të tjera, me stadiumin. Në prag të përfundimit të punimeve në rreth gjashtë muaj, Real Madrid ka arritur një marrëveshje të majme.

Marrëveshja, që do të vlejë 360 milionë euro, sipas klubit, është arritur me kompaninë Sixth Street dhe Legends dhe do të zgjasë për 20 vitet e ardhshëm.

Sixth Street janë një firmë e re investimesh, ndërsa marrëveshja me Legends nuk ka një kohëzgjatje të përcaktuar. Legends do të kontribuojë me eksperiencën që ka në operacionet me stadiumet e mëdha, duke mundësuar një menaxhim optimal.

Këto marrëveshje do të mbushin arkat e Real Madrid, me stadiumin e rinovuar të Los Blancos që ka filluar të prodhojë të ardhura të rëndësishme që tani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit